Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë janë duke marrë trajtim 26 pacientë të konfirmuar pozitiv në testin për koronavirus, përcjell InLajmi.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate nga ky spital, ku po ashtu thuhet se edhe 30 pacientë të hospitalizuar po i presin rezultatet e testit.
Njoftimi i plotë i Spitalit të Përgjithshëm në Kosovë:
Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë date 13.07.2020 po trajtohen 26 pacientë me Covid-19 POZITIV,
•Sipas raportit 24 orësh nga ekipa kujdestare janë të hospitalizuar 56 pacientë:
•Janë 26 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv,
•Ne pritje të rezultati të testit janë 30 pacientë,
• 10 pacientë janë me oksigjen,
• 1 pacientë është referuar në Prishtinë.
Ju lutem, ju lutem, ju lutem na ndihmoni,
Mbani maska!
Mbani distancë fizike !
Lani duart me kujdes disa herë në ditë!/InLajmi/