Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti rritjen e rasteve me koronavirus ia ka atribuuar festës së Fitër Bajramit më 24 maj dhe tubimit të Vetëvendosjes më 12 qershor, raporton InLajmi.
Gjatë seancës plenare ku është duke raportuar për menaxhimin e situatës me pandeminë, shefi i ekzekutivit tha se për rritje e rasteve pas këtyre dy ngjarje tregojnë të dhënat shkencore.
“Janë dy ngjarje specifike që kanë quar në numrin e rritjeve të rasteve. Këto të dhënat janë shkencore janë. E para është data 24 maj, festa e Fitër Bajramit, pas dy jave të festës ne kemi rritje të numrit të rasteve.
Ngjarja e dytë është 12 qershori është përvjetori I VV-së dhe pas 2 jave e kemi pikun tjetër. Këto janë të dhëna që tregojnë profesionistët shëndetësor”, tha ai.
Krahas kësaj, Hoti tha se nuk janë duke përdorur modelin Suedez për imunizimin e qytetarëve.
“Ne nuk jemi duke përdorur modelin e Suedisë siç e përmendi deputetja Kollçaku. Nuk jemi duke shkuar në drejtim për imunizim, por duke marrë masat”, tha ai./InLajmi/