Deputeti i LDK-së, Frashër Demaj, ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus, duke ju bashkuar kështu disa deputetëve të kësaj partie, të cilët janë në vetizolim, përcjell InLajmi.
Ai tha se kujdesi i tij dhe ruajtja, nuk, kanë mjaftuar.
Postimi i plotë i tij:
“Pavarësisht se jam munduar të jem shumë i kujdesshëm për vete dhe të tjerët duke bartur maskë gjatë gjithë kohës, si duket nuk ka mjaftuar. Të premten pasdite kam pasur temperaturë të lartë dhe kokëdhimbje. Pas publikimit të rezultateve të testit kam dal Covid pozitiv/InLajmi/