Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, tha se kur vlerat e UÇK-së janë në pikëpyetje, detyrë e Shqipërisë është të shfaq solidaritet.
“Kur vlerat e UÇK-së janë në pikëpytje ka qenë detyrë e Shqipërisë të shfaq solidaritet dhe ta jap mbështetjen e duhur. Arsyeja e dytë është ta shfrytëzojmë këtë momentum që si dy shtete ta rujamë jo vetëm pastërtinë e UÇK-së por ta shmangim devijimin e narrativës së historisë.
Dhe arsyeja e tretë që tashmë Gjykata Special do të prodhojë jo vetëm pasoja politike, por do të jetë ngarkesë shtesë për shtetin e Kosovës.
Ai tutje shtoi se ka bazë për dyshim se aktakuza ndaj Thaçit e Veselit është politike.
“Ka bazë për dyshim që ka qenë e motivuar politikisht, në të njëjtën anë kur u publiku aktakuza e propozuar vetëm dy ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë për procesin e dialogut me Serbinë.
Dhe vet përmbajtja e deklaratës së prokurorit të specializuar është politike në kuptimin që e para nuk është as në përputhje me rregulloren e asaj gjykate pa u konfirmu aktakuza, ”, tha Cakaj në T7.
Vet deklarata e prokurorit përmbanë gjuhë politike, kjo lë hapësirë të dyshuar se ka qenë e motivuar politikisht”, tha ndër të tjera ministri shqiptar.