Kjo javë nis me një tjetër rekord të rasteve të reja me Covid. Në 24 orët e fudit janë regjistruar 117 raste pozitive me Covid-19 nga 585 testime të kryera.
Ndërkohë kanë humbur jetën edhe dy pacientë, një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse, transmeton Ora News.
COVID-19 – Statistika (13 Korrik 2020)
Testime totale 32938
Raste pozitive 3571
Raste të shëruara 2014
Raste Aktive 1462
Humbje jete 95 (Qarku Tiranë 49, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 16, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 635
Durrës 218
Shkodër 186
Vlorë 108
Lezhë 75
Kukës 47
Berat 41
Korçë 40
Elbasan 35
Fier 33
Gjirokastër 24
Dibër 20