Presidenti amerikan, Donald Trump e ka tërhequr zyrtarisht SHBA-në nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), të cilën e akuzon për keqmenaxhim të pandemisë së COVID-19
Lajmin e njoftoi sot një senator amerikan, përcjell Albeu.
“Kongresi ka marrë njoftim se presidenti ka hequr zyrtarisht SHBA-në nga OBSH-ja, në mes të një pandemie”, shkroi në Twitter Robert Menendez, anëtari demokrat i Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit.