Prishtina do të përballet me Dritën sot në kryeqytet, në një ndeshje derbi që pritet të ketë ndikim të madh në rrjedhën e garës për titull në Ipko Superligë, kur kanë mbetur vetëm edhe katër xhiro deri në përfundim të kampionatit.
Prishtina është nikoqire e lideres së Superligës, Dritës, në stadiumin me dyer të mbyllura për tifozë, Fadil Vokrri, e vetëdijshme se disfata eventuale nënkupton humbje të shansit për ta fituar titullin, raporton Gazeta Express.
Skuadra e Armend Dallkut vjen në këtë takim pas një jave të trazuar dhe plot polemika për shkak të humbjes kundër Gjilanit të mërkurën, fajin për të cilën ia hodhi gjyqtarëve.