Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 51 Pacientë me Covid-19!
Trajtimi i pacientëve me Covid-19, është duke vazhduar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Kështu aktualisht po trajtohen 51 pacientë dhe nga këta 41 pacientë janë të konfirmuar përmes testit me Covid-19 ndërsa 10 pacientë janë në pritje të rezultatit të testit. 9 pacientë janë në Oksigjeno terapi, një pacient është në gjendje të rëndë, ndërsa që pacientët e tjerë kanë gjendje stabile.
Trajtimi i pacientëve me Covid-19 po bëhet në Repartin Infektives dhe në Pulmologjisë./InLajmi/