Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se mund të shpallet gjendje e jashtëzakonshme pas situatës së krijuar me koronavirus, raporton InLajmi.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se duke e parë që javët e fundit është përkeqësua situata me koronavirus në vend, ai ka thënë se mund të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.
Hoti ka deklaruar se çdo të tretën ditë Komiteti për Menaxhimin me COVID-19 mblidhet dhe nëse edhe pas tre ditësh nuk ka përmirësim të situatës, atëherë i të mërkurën do të mësohet nëse do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme apo jo.
“Çdo të tretën ditë po e mbledhim komitetin për të vlerësuar gjendjen, duke qenë se javët e fundi është përkeqësuar gjendja. Besojmë që në takimin tjetër do të jemi këtu para jush për të treguar nëse duhet të shkohet në gjendje të jashtëzakonshme”, deklaroi Hoti./InLajmi/