Brooklyn Beckham, djali i David dhe Victoria Beckham është rritur mjaftueshëm sa për të na prezantuar të fejuarën! Ditët e karantinës, ai i kaloi me të dashurën e tij dhe në përfundim të saj, doli i fejuar!
“Dy javë më parë i kërkova shpirtit tim binjak të martohej me mua dhe ajo tha po! Jam burri më me fat në botë! Premtoj që do të jem bashkëshorti dhe babai më i mirë!”- shkruan djali jo dhe aq i vogël i çiftit të famshëm.
E dashura prej 1 viti, Nicole, nuk kishte si të mos e ndante një lajm të tillë me ndjekësit e saj, duke i shprehur publikisht dashurinë Beckham-it, përcjell Anabel.
“Ti më ke bërë vajzën më të lumtur në botë. Mezi po pres të kaloj me ty gjithë jetën time. Dashuria jote është dhurata më e mirë. Faleminderit Harper për këtë foto.”- i drejtohet ajo vogëlushes së familjesë a.k.a kunatës së ardhshme.