Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka reaguar ndaj shefes së Zyres së BE-së, Nataliya Apostolova, përcjell InLajmi.
Apastolova ka reaguar për rastin e mbrëmshëm me Vjosa Osmanin, duke thënë se të gjithë duhet të përmbahen nga dhuna në Kuvend e sidomos ndaj një gruaje që është kryetare e Kuvendit.
Deputeti Syla e ka ftuar Apostolovën të ‘mbajë distancë’, duke i thënë se Vjosa është motra jonë.
“Znj. Apostollova mbaje distancën. Vjosa është motra jonë”, ka shkruar Syla./InLajmi/