Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, por jo të gjithë po pajtohen me këtë propozim, përcjell InLajmi.

Analisti Rron Gjinovci po vlerëson se Hoti qëllimisht ka rrezikuar jetën e qytetarëve duke mos e shpallur gjendjen e jashtëzakonshme më parë.
Madje, Gjinovci ka thënë se Hoti duhet të arrestohet nga Prokuroria e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
“Tashme u bo krejtesisht e qarte qe kryeministri Hoti me qellim nuk ka marre masa per me shpalle gjendjen e jashtezakonshme. Prokuroria duhet me arrestu si te dyshum per vdekjet e javeve te fundit”/InLajmi/