Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ka njoftuar se ka denoncuar në polici 2 faqe të cilat sipas saj, po shpërndajnë lajme të rreme për shëndetin e saj, përcjell InLajmi.
Ajo shkroi në facebook duke thënë se mbrëmë nuk mu mundesua dhe u pengova që përmes foltores se Kuvendit të denoncoj këto lajme të rrejshme që kishin të bëjnë me shendetin tim dhe punen time në Kuvend.
Postimi i plotë i saj:
Miq dhe qytetarë te dashur
Sapo perfundova denoncimin tim ne polici lidhur me dy faqet e Facebook-ut “Qeveria Kurti” dhe “51% me Albinin” per lajmet e rreme mbi shendetin tim, lajme keto qe te qytetaret perhapin shqetesim, panike e pasiguri dhe mua me portretizojne si te papergjegjeshme ndaj masave te Pandemise dhe si te rrezikshme per shendetin publik ne hapsirat ku une veproj.
Mbrem nuk mu mundesua dhe u pengova qe permes foltores se Kuvendit te denoncoj keto lajme te rrejshme qe kishin te bejne me shendetin tim dhe punen time ne Kuvend dhe i kisha te paqarte reagimet e tyre dhe pengesen qe mu be.
Sot e kam shume te qarte se keto faqe jane te aferta me VV dhe ne baze te informacioneve dyshohet se krijuesi i ketyre faqeve është Fitim Pacolli- vellau i deputetes Fitore Pacolli.
Ju njoftoj se te henen une do te vazhdoj edhe me padi civile.
Te dashur qytetare respektoni masat kunder Pandemise, mbajeni masken dhe ruajeni shendetin. Covid-19 tani me eshte prezent çdo kund. Qeverite shkojne e vijne por qytetaret kane vetem nje jete per ta jetuar!?
Fundjave te mirë!/InLajmi/