Kushdo që provon këto Cheesecake të vogla, do të dashurohen menjëherë në shijen e tyre!
Janë të lehta për tu përgatitur, të lezetshme dhe të shijshme…
Përbërësit
Për petën:
Keksa;
Gjalpë;
Sheqer;
Pak fije kripë;
Për fillin:
Djathë krem;
2 vezë, të bardhat veç e të kuqet veç;
Sheqer;
½ e lugës së kafesë kripë;
Sheqer vanilje;
Çokollatë për zierje;
Dredhëza;
Mënyra e përgatitjes
- Ngrohni furrën.
- Në një enë të vogël, kombinoni keksët, sheqerin, kripën dhe gjalpin. Përzini dhe vendosni në tepsi speciale për muffin (kupëza). Shtypni mirë. Vendosni në furrë për 8 minuta, pastaj largoni dhe uleni temperaturën e furrës.
- Në një enë të madhe, përzini djathin krem, sheqerin, kripën dhe vaniljen deri sa të krijohet një mazë kremoze. Shtoni të kuqet e vezës një nga një.
- Në një enë të vogël, përzini me mikser 2 të bardhat e vezës, shtoni pak sheqer dhe përzini prapë.
- Lehtësisht shtoni të bardhat e vezës në kremin e krijuar më parë. Dhe më pas shtoni në tepsinë ku e keni mbushur më parë me petën me keksa.
- Piqni për 20 minuta. Pastaj lërini të pushojnë në temperaturë dhome për 10 minuta deri sa të marrin formën normale.
- Pastaj lërini të pushojnë të paktën për 2 orë para se ti dekoroni.
- Me një lugë dekoroni me çokollatën e shkrirë. Lëreni të ngrihet çokollata para se të zhytni dredhëzat gjysmë në çokollatë për ti vendosur sipër.