Kosova do ta ketë shumë të vështirë të përballojë rritjen e fluksit të të infektuarve me koronavirusi, veçanërisht për personat të cilët kanë nevojë për hospitalizim.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti se rritjet e rasteve po e ngarkon infrastrukturën spitalore dhe personelin shëndetësor.
Hoti kërkoi nga qytetarët që të zbatojnë rekomandimet e IKSHP-së dhe MSH-së që situata të shkojë drejt qetësimit.
“Çdo rritje e numrit të rasteve pozitive me Covid-19 e ngarkon infrastrukturën spitalore dhe personelin shëndetësor”.
“Ndryshe është të veprohet me gjysmë kapacitete e ndryshe kur kërkohen edhe vullnetar që të mobilizohet stafi për t’i dalë në ndihmë qytetarëve për hospitalizim”.
“Në këtë fazë është e rëndësishme të zbatohen masat që situata të shkoj drejt qetësimit”, ka thënë Hoti.
Me tej, Hoti tha se nëse qytetarët dhe bizneset respektojnë rekomandimet, atëherë do të jetë më e lehtë parandalimi i pandemisë, raporton EO.
“Të shohim një rënie të rasteve, sepse nëse vazhdon ky trend Kosova do ta ketë shumë më të vështirë që të përballojë rritjen fluksit që rezultojnë pozitiv e më e keqja atyre që kanë nevojë për mjekim”.
“Rëndësia më e madhe duhet ti jepet zbatimit të masave, distanca fizike, bartja e maskave dhe higjiena personale”.
“Nëse qytetarët i zbatojnë këto bashkë me institucionet e bizneset mund të parandalohet rritja e rasteve”, u shpreh Hoti.