Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka reaguar pas përplasjes së mbrëmshme në Kuvendin e Kosovës me kryetares Vjosa Osmani dhe deputetit, Xhavit Ukaj.
Apostolova ka thënë se të gjithë duhet të përmbahen nga dhuna në Kuvend e sidomos ndaj një gruaje që është kryetare e Kuvendit.
“Kuvendit të Kosovës i duhet një punë konstruktive për t’u ballafaquar me sfidat serioze që e presin përpara. Të gjithë duhet të angazhohen për një konsensus politik dhe të përmbahen nga dhuna e cila nuk ka vend në shoqëritë demokratike, e lëre më në Shtëpinë e Popullit, veçanërisht ndaj një gruaje-kryetare e Kuvendit”, k ashkruar ajo në Twitter, raporton Gazeta Express.
Vjosa Osmani është përplasur me fjalë mbrëmë me deputetin e LDK-së, Xhavit Ukaj, i cili shkoi te foltorja e Kryeparlamentares pasi kjo e fundit e kërcënoi se me forcën e sigurimit fizik do ta largonte nga seanca pasi i njëjti protestoi kundër mënyrës se si ish-Nënkryetarja e LDK-së po i favorizonte deputetët e Albin Kurtit.