Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur për Samitin e Parisit i organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Vuçiq, tha se ai kishte një bisedë të vështirë në Paris, dhe se gjermanët dhe francezët dot të dalin me një deklaratë të përbashkët.
Ai u tha gazetarëve se Serbia nuk i pranon ultimatumet e Prishtinës, derisa njoftoi edhe për kërkesat që i kishte pala kosovare.
“Pala shqiptare doli me kërkesa të cilat janë: ruajtja e integritetit territorial dhe Kushtetutës së Kosovës, njohje e përhershme dhe e ndërsjellë, anëtarësimi në OKB. Unë thashë se gjithçka që është e pakuptimtë, po unë jam i gatshëm të flas dhe të bëj hapa të vegjël”, u shpreh Vuçiq para gazetarëve, përcjell The Albanian Times.
Ai deklaroi se vazhdimi i dialogut u shty për të enjten dhe se një video-konferencë do të mbahet në Bruksel të dielën.