Partia Demokratikë e Kosovës do ta mbështesë propozim rishikimin e buxhetit 2020, me gjithë vërejtjet e saj për këtë dokument, por të njejtën gjë nuk do ta bëjë Vetëvendosje, raporton InLajmi.
Deputeti Hekuran Murati në seancën e sotme plenare adresoi kritika të ashpra ndaj projekt-ligjit për rishikim të buxhetit.
Ai theksoi se defektet në fushën e financave janë të mëdha dhe se ka kundërshtime të ligjeve në fuqi.
“Këtu e kemi një Qeveri e cila mendon se ka ekspertë, ka njerëz të dijshëm të fushës së financave mirëpo megjithatë shohim se defektet janë shumë më të numërta në këtë rishikim”
Ai tha se j ka edhe kundërshtime në ligjet në fuqi dhe struktura që është përdorur është e gabuar. Sa i përket defekteve deficiti i prezantuar sipas rregullës fiskale është 300 e 4 milion euro më tepër se sa ka qenë fillimisht në ligjin e buxhetit”.
“Kërkesa kur është bërë për me leju rritjen e deficitit është bërë duke u thirrur në nenin 22 B, të ligjit për menaxhimin e financave publike, por aty thuhet se deficiti mund të tejkalohet aq sa ka rënie të hyrave në krahasim me vitin paraprak”
Sipas tij nëse e shohim tabelën që është prezantuar prej qeverisë të hyrat në krahasim me vitin paraprak kemi rënje prej 100 milion euro./InLajmi/