Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot të mbajë mot me diell dhe vapë, derisa të shtunën do të ketë qarkullim të masave ajrore duke kushtëzuar kushte për formim të vranësirave të dendura dhe mundësi për reshje shiu.
Shi parashihet vetëm në rrafshin e Dukagjinit, derisa pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe rrezeve të diellit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s./InLajmi/