Në Paris, ka filluar “samiti virtual” ku pjesëmarrës janë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell InLajmi.
“Samiti virtual” mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Macroni dhe Merkeli ka filluar sot në ora 10:30, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
Bashkimi Evropian në këtë samit do të përfaqësohet nga përfaqësuesii lartë, Josep Borrell./InLajmi/