Mbrëmë ka ndërruar jetë veterani i luftës, Mehmet Kastrati nga fshati Maxharrë i Komunës së Malishevës, përcjell InLajmi.
I ndjeri ishte i shtrirë në njërën prej klinikave në QKUK, dhe ka qenë prekur edhe me koronavirus.
Lajmin e ka konfirmuar familja e të ndjerit, menjëherë pasi mjekët i kanë njoftuar për vdekjen e familjarit.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka shprehur ngushëllime familjes Kastrati dhe të gjithë bashkëluftëtarëve.
I ndjeri ka vdekur menjëherë pasi IKSHPK i ka publikuar rezultatet e analizave të djeshme për rastet e prekura me koronavirus.
Vdekja e mbrëmshme, e regjistron rastin e tretë të vdekjes në Komunën e Malishevës, të cilët kanë qenë të prekur edhe me koronavirus./InLajmi/