Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe kryetari i Komunës, Ardian Gjini, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për pastrimin e Qendrës Transfer në lagjen “Ali Ibra”, raporton InLajmi.
Kuçi njoftoi se vlera e projektit është 400 mijë euro.“Ka të bëjë me një projekt emergjent për largimin e mbeturinave. Sot arritëm një marrëveshje bashkëfinancimi. Sot filluam edhe procedurat e kësaj marrëveshje”.
Kryetari Gjini falënderoi ministrinë për përkrahje në kohë pandemie. Largimi i mbeturinave thotë Gjini se është jetike për qytetarët. Vitin e ardhshme Gjini theksoi se do të fillojnë dhe rehabilitimin dhe mbjelljen në këtë qendër.
“Falënderoj ministrin që na ka dalë në ndihmë në këtë kohë të vështira. Nënshkruam një memorandum bashkëpunimi ministria ndihmon komunën si bashkëfinancim për pastrimin e qendrës e cila tash e disa vite ka mbete problematik”, tha ai.
“Këto mjete do të përdoren komplet për pastrimin komplet qendrës dhe vitin e ardhshëm do të hyjmë në rehabilitim dhe mbjellje dhe ky problem po ja gjejmë zgjidhjen”, ka thënë Gjini./InLajmi/