Ministria e Shëndetësisë e Republikës Federale të Gjermanisë i dhuron sot MSH/IKSHPK-së RT-PCR teste për diagnozë laboratorike të COVID -19, përcjell InLajmi.
Ky është donacion i Gjermanisë për Kosovën për të ndihmuar në përgjigjen ndaj pandemisë COVID- 19.
Ceremonia e dorëzimit të testeve mbahet sot (e premte), 10 korrik 2020, duke filluar nga ora 10:30 në IKSHPK-Prishtinë.
Pjesëmarrës do të jenë edhe Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ambasadori i RF të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt./InLajmi/