Drejtori komunal i Financave, Jeton Abazaj, është zyrtari i parë jo vetëm në ekzekutivin komunal të Pejës, por edhe në tërë administratën e kësaj komune, që është diagnostikuar me Covid-19.
Ai për Kohën ka konfirmuar se të enjten mbrëma i është komunikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik rezultati pozitiv i testit.
Abazaj nuk e di se ku është infektuar me virus, pasi thotë se vazhdimisht, gjatë tërë kohës së pandemisë, ka zbatuar masat mbrojtëse.
Pas diagnostikimit me Covid-19 të drejtorit të Financave, në Komunën e Pejës nuk janë ndërmarrë masa izolimi ndaj ndonjërit prej zyrtarëve të tjerë, me arsyetimin se drejtori i infektuar maksimalisht është përkujdesur për masat e sigurisë.
Aktualisht në gjithë Komunën e Pejës janë rreth 70 raste aktive me koronavirus.
Derisa në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 40 pacientë me Covid-19.