Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi përmes disa fotografive ka treguar se sa e ka të vështirë që të hyjë në sallën e Kuvendit, për shkak se nuk ka infrastrukturë të duhur për personat me aftësi të kufizuara, përcjell InLajmi.
Rudi ka thënë se me këto probleme është ballafaquar që 13 vite, fillimisht sa ishte pjesë e Kuvendit Komunal në Malishevë e tani si pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Deputeti Rudi ka thënë se institucionet e Kosovës e kanë obligim dhe duhet të punojnë që të krijohet infrastruktura e duhur për personat me aftësi të kufizuara.
Postimi i plotë i tij:
Kur kane kaluar me shume se 7 muaj qe nga dhenia e betimit si deputet i Kuvendit te Kosoves, vetem keshtu mund te hyj ne sallen e Kuvendit! Me nje problem te tille jam ballafaquar edhe per 13 vite sa isha pjese e Kuvendit Komunal ne Mallisheve. Por asnjehere nuk jam ndalur, por gjithmone ne sherbim te qytetareve. Institucionet e Kosoves e kane obligim dhe duhet te punojne qe te krijohet infrastruktura e duhur per personat me aftesi te kufizuara./InLajmi/