Autopsitë e bëra ne personat qe kane vdekur nga koronavirusi po ndihmojnë mjekët të kuptojnë se si sëmundja prek trupin dhe prej analizave eshte zbuluar se e gjitha ka te bejme me mpiksjen e gjakut.
Keshtu deklaron Dr Amy Rapkiewicz, shefe e departamentit të patologjisë në Qendrën Mjekësore NYU Langone.
Disa pacientë me Covid-19 dihet se zhvillojnë problematika te koagulimit të gjakut, por shkalla dhe masa në të cilën ndodh është përshkruar si “dramatike” nga Rapkiewicz.
Në fazat e hershme të pandemisë, infermierët vunë re shumë mpiksje gjaku “në damarë dhe jo vetem,” tha ajo, duke shtuar se “Ne vumë re se mpiksja e gjakut nuk ishte vetëm në damarë apo kanale të mëdha, por edhe në ato të vogla”.
Sipas saj, “Kjo është dramatike, sepse ne mendonim se problemet më të mëdha mund të ishin në mushkeri, por ne zbuluam mpiksje gjaku në çdo organ të trupit gjatë autopsisë”, tha ajo.
Autopsitë treguan gjithashtu diçka të pazakontë për qelizat e mëdha të palcës së eshtrave. Studiuesit shpresojnë të zbulojnë se si këto qeliza ndikojnë në mpiksjen e damareve apo arterieve te gjakut.
Patologët janë habitur nga diçka që nuk e gjetën. ‘Gjatë fazave të hershme të pandemisë, mjekët menduan se virusi do të provokonte inflamacion në zemër me miokardit’, tha ajo, raporton CNN.
Por autopsitë kanë gjetur një incident shumë të ulët të miokarditit, tha Rapkiewicz.