Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se me deputetin Haxhi Shala dhe kryetarin e AAK-së në Drenas, Beqir Kiqina, i kanë uruar mirëseardhjen në AAK, Edmond Thaçit me kolegë, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka shkruar se ai së bashku me kryesinë e deritashme të rinisë së Nismës në Drenas, kanë vendosur që rrugëtimin e tyre politik, ta vazhdojnë në Aleancë.
Postimi i plotë i tij:
Me deputetin Haxhi Shala dhe kryetarin e AAK-së në Drenas Beqir Kiqina, i uruam mirëseardhjen në familjen tonë të përbashkët, Edmond Thaçit me kolegë. Ai së bashku me kryesinë e deritashme të rinisë së Nismës në Drenas, kanë vendosur që rrugëtimin e tyre politik, ta vazhdojnë në Aleancë.
Dyert tona janë të hapura për të gjithë ata që përqafojnë vizionin e Aleancës për vendin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve./InLajmi/