Qeveria e Kosovës ka miratuar Nismën për marrëveshjen e kredisë për projektin “Kredia Emergjente për infrastrukture vitale” ndërmjet të Qeverisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), raporton InLajmi.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami njoftoi se kredia emergjente kap vlerën e 30 milionë eurosh e cila do t’i ofrojë likuiditet ndërmarrjeve.
Kjo kredi do ti ofrojë likuiditet ndërmarrjeve, është pjesë e fondit për rimëkëmbje ekonomike dhe interesi prej 1% për tri vjet.
Po ashtu Qeveria miratoi edhe Nismën për negocimin e marrëveshjes së grantit për projektin “Kosovë: Autostrada Kijevë-Zahaq: Financimi i rrugës dhe studim institucional” ndërmjet Qeverisë dhe BERZH-it.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, njoftoi se granti parasheh fondin prej 100 mijë eurosh për financimin e rrugës së autostradës.
Në këtë mbledhje u miratua edhe Nismën për negocimin e marrëveshjes për zgjatjen e grantit për financimin e projektit “Kosovë: Rrugët rajonale: Mbështetje për njësitë Zbatuese të projektit” ndërmjet Qeverisë dhe Bankës Evropiane për Rinërtim dhe Zhvillim.Ministrja e Financave deklaroi se bëhet fjalë për 45 mijë euro për të mbuluar shërbimet e konsulentit.
Gjithashtu në mbledhjen e së enjtes u miratua edhe Propozim-vendimit për të kërkuar nga presidenti për autorizimin e Ministres së Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së akrediaë mes Kosovës dhe BE-së e përfaqësuar nga Komisioni Evropian, e titulluar “Ndihma Makro-Financiare për Kosovën”.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, theksoi se KE-ja huazon Kosovës 100 milionë euro për pandeminë.
“Do të bëhen në dy mënyra kur marrëveshja bëhet efektive dhe kur të plotesojen kriterët e parapara në memorandum”, u shpreh ajo./InLajmi/