Me tërheqjen e Haxhi Shalës nga grupi Parlamentar i Nismës, kjo parti nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit, raporton InLajmi.
Kështu ka bërë të ditur, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani në seancën e Kuvendit.
Osmani lexoi njoftimin e deputetit tashmë të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Haxhi Shala dhe tha se deri në një vendim tjetër Nisma shuhet në Kuvend.
Kjo situatë mbetet e tillë, deri në një ndryshim të mundshëm./InLajmi/