Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka hapur punimet e seancës së Kuvendit duke tërhequr vërejtjen për të gjithë të pranishmit që të respektojnë masat mbrojtëse të IKSHPK-së, raporton InLajmi.
Osmani tha se të gjithë deputetët, administrata dhe kabineti qeveritar të mbajnë distancë prej dy metrave, maskën dhe të flasin nga ulësja, kushdo që shkel rregullat nuk do të lejohet të qëndrojë në sallë.
“Deputetët të flasin nga ulësja dhe foltorja mundësisht të dezinfektohet. Do të marrim pauza të shkurtëra dhe salla e kuvendit duhet të ajroset”, ka thënë Osmani./InLajmi/