Qeveria e Maqedonisë miratoi kërkese e Komisionit për Sëmundje Infektive e cila obligon shtetasit e Kosovës, Bosnjës, Malit Zi dhe Serbisë të cilët duan të hynë ne vendin tonë, të kenë PCR test me rezultat negativ jo me te vjetër se 72 orë.
Kjo masë nuk vlen për shtetasin e këtyre vendeve të cilët vetëm transitojne në Maqedoni e Veriut.
Masa për PCR test nuk vlen për shtetasit e Maqedonisë. Qytetarët tanë mund të shkojnë në Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje pa pasur nevojë për test negativ në kthim, shkruan Alsat-M.
Qytetarët e shteteve të larpërmendura të cilët vetëm transitojnë nuk mund të qëndrojnë më shumë se 5 orë dhe nuk guxojnë të dalin nga autostrada apo rruga regjionale nëpër të cilën kalojnë.