Shoqata e Neonatologëve të Kosovës ka raportuar për rastin e parë tek të porsalindurit me Covid-19.
Gjendja e foshnjës raportohet të jetë stabile, mirëpo kërkohet që të kemi kujdes të shtuar.
“Foshnja është pranuar para dy ditëve në Klinikën e Neonatologjisë me temperaturë. Pas bërjes së analizave pasi që nana dhe anëtarët e tjerë të familjes kanë dal pozitiv, ne ua kemi bërë testin dhe po ashtu foshnja ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ajo ka pneumoni, është me temperaturë dhe gjendet në Kujdesin Intenziv në hapësirën e ndarë vetëm për vetëm për foshnjet me Covid. Kjo është foshnja e parë me Covid pozoti. 4170 gram pesha trupore. Gjendja e saj është stabile”, tha Drejtori i Klinikës Xhevdet Gojnovci, për Express.
Kosova po përballet me shtim të rasteve me Covid-19 prej lehtësimit të masave. Mbrëmë u raportuan shifra rekorde me të prekur ku ishin 214 raste të reja. Numri total i të prekurve është 4100, ndërsa 2063 persona janë shëruar dhe 86 kanë ndërruar jetë.