Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka folur në Kuvendin e Kosovës, ku ka kritikuar qasjen e Gjykatës Speciale kundrejt luftëtarëve të UÇK-së, raporton InLajmi.
Ajo ka thënë Kosovës i duhet uniteti në këtë kohë kur Gjykata Speciale, siç ka thënë ajo, po vepron politikisht.
“Prokuroria e Dhomave të Specializuara e ka nisur punën në mënyrën më të dëmshme të mundshme, në mënyrë më të paimagjinueshme, duke thyer e shkelur çdo ligj, procedurë e etikë të punës. Atakuzat e pangritura po i përdor si kërcënim ndaj luftëtarëve të UÇK-së për qëllime politike. Kjo prokurori dhe kjo gjykatë ka bërë të qartë se ka devijuar nga misioni për drejtësi, nëse kjo gjë ka qenë ndonjëherë mision i saj. Ndërkohë që Kosova ndodhet në një situatë të tillë, ku rrezikohet stabiliteti i saj, brenda ende vazhdojnë lojërat e kalkulimet politike për ripozicionime në situatën e re, kur Kosovës mund t’i mungojnë në skenën politike luftëtarët që mund të thirren në procese gjyqësore nga kjo gjykatë”, ka thënë ajo në fjalën e saj në Kuvendin e Kosovës.
Kadriaj ka thënë se Specialja po bëhet e rrezikshme ngase dikush i fuqishëm po vepron prapa saj. Deputetja Kadriaj ka thënë se Specialja nuk po sillet si institucion i Kosovës e as nuk po i përgjigjet institucioneve të Kosovës.
“Ka një refuzim të çuditshëm për ta kuptuar se Specialja është shndërruar në instrument të fuqishëm politik të dikujt dhe se përndjekja politike nga kjo gjykatë mund t’i ndodh secilit që mund të mos jetë në shërbim të qëllimeve të këKadriaj: Mos t’i gëzohet dikush ndjekjes së Thaçit e Veselit nga Specialja, duhet unitet kundër Serbisë
tij faktori të fuqishëm prapa saj. Tashmë është gjë e dëshmuar se kjo gjykatë është e politizuar. Gjykata Speciale, e themeluar me votat e këtij Kuvendi, nuk i jep llogari institucioneve të Kosovës e as që i shërben atyre. Kjo kreaturë e pazakontë për drejtësitë normale nëpër botë, vepron ashtu siç i konvenon Serbisë e Rusisë, duke provuar që kasap’hanen që e ka shkaktuar Serbia në Kosovë ta paraqesë para botës si një luftë ku krimet më të mëdha i kanë kryer shqiptarët e Kosovës. Kjo është një tragjedi për shtetin e kombin tonë!”, tha ajo
Kadriaj ka thënë se Gjykata Speciale po e dëmton tërë Kosovën jo vetëm pjesëtarë të caktuar të UÇK-së, prandaj ka thënë se askush nuk duhet t’i gëzohet aktakuzave për Thaçin e Veselin./InLajmi/