Italia mbylli sot kufijtë e saj për udhëtarët nga 13 vende, përfshirë Brazilin, duke i konsideruar si vende me rrezik të lartë për përhapjen e COVID-19.
“Ndalimi i udhëtimit vlen për Armeninë, Bahrejnin, Bangladeshin, Brazilin, Bosnjë-Hercegovinën, Kilin, Kuvajtin, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Omanin, Panamanë, Perunë dhe Republikën Dominikane”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Sipas ministrisë, personat që kanë qëndruar në këto vende ose kanë kaluar transit nëpër to dy javë përpara hyrjes në Itali, do të bllokohen në kufi..