Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka adresuar akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje se ish-deputetë të kësaj partie kanë sponsorizuar raporte kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton InLajmi.
“Gjykata Speciale ka ardhur produkt i disa ish-deputetëve të juaj që kanë sponsorizuar raporte anti-UÇK, raporte anti-Kosovë dhe janë paguar prej kontove private të tyre që kanë bërë raporte të tilla.
Libri dhe raporti i Dick Martyt është sponsorizuar prej shërbimit serb dhe disa shqipfolësve në Kosovë”/InLajmi/