Haxhi Shala ditë më parë ka njoftuar se është larguar nga partia NISMA Socialdemokrate, parti kjo e cila sot u shua zyrtarisht.
Ai sot është shfaqur krahë deputetëve të AAK-së, me të cilët do të vazhdoi rrugëtimin politik.
Është deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e cila ka publikuar një foto dhe i ka dëshiruar mirëseardhje deputetit Shala, shkruan Reporteri.net.
Megjithatë si Shala ashtu edhe deputetët tjerë të AAK-së nuk kanë respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, përjashto deputeten Teuta Haxhiu e cila ka vendosur maskën./InLajmi/