Nuk ka rënë nën 200 numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë. Të enjten janë konfirmuar 207 raste të reja.
Numri i të shëruarve është shumë më i vogël – 32. Ndërkohë është njoftuar nga IKSHPK-ja për tetë të vdekur në 24 orët e fundit. Totali i të vdekurve ka shkuar në 94.
Sot më 09 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 207 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 4.307 raste nga 26.916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Sot më 09 korrik 2020, janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.095 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.118. /InLajmi/