Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, ka akuzuar ashpër presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, për manipulim të shifrave rreth koronavirusit.
Von Cramon ka reaguar ashpër rreth protestave e brendshme në Serbi, ku kishte përplasje në mes të qytetarëve dhe policisë serbe.
Ajo ka thënë se Vuçiq ka gënjyer rreth rasteve me koronavirus me qëllim të përfitonte para zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan javë më parë.
“Duket se Vuçiq gënjeu rreth numrave të COVID-19 për të pasur ‘zgjedhje’ të qeta. Ai nuk mund të fshihet pas shtimit të rasteve të reja dhe njerëzit e dinë se për të, pushteti ishte më i rëndësishëm se shëndeti”, theksoi eurodeputetja, përcjell EO.
Von Cramon komentoi dhe protestat në Beograd kundër masave të reja kufizuese dhe dënoi dhunën brutale të policisë..