Familjarët e pacientëve të shtrirë në Klinikën Interno nuk lejohen të futen brenda dhe janë shtrirë për të pushuar.
Shumë nga ta po ankohen sepse thonë që për t’i qëndruar sa më afër familjarëve të tyre, po detyrohen ta kalojnë edhe natën këtu.
E se përkujdesjen e familjarëve të tyre po e bëjnë nga jashtë, e thotë edhe Fatmir Haziri që ka të shtrirë babain e tij në këtë klinikë.
Ndërsa, një pacient i kësaj klinike këtë situatë e sheh si jo normale, përcjell EO.
Ata bëjnë thirrje që sa më parë të mirren hapa për rregullimin e kësaj situate.