Sezoni në Mal të Zi nuk ka përjetuar kurrë një rënie të tillë, për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe mbylljes së kufijve.
Këtë e tregojnë edhe fotot nga plazhet nga ky vend që gjatë kësaj kohe, në rrethana të tjera do të “vlonte” nga njerëzit.
Kështu, për shembull, në fotografitë e publikuara në media, plazhi Bleçiq është plotësisht i zbrazët, dhe gjithçka është plotësisht e shkretë.
Vendasit ankohen se pothuajse asnjëherë situata nuk ka qenë e tillë, gjersa pronari i një kafeneje u ankua se fitoi vetëm një euro në ndërrimin e parë.
Kujtojmë se, sipas ndryshimeve të fundit, qytetarët e Kosovës që hyjnë në Mal të Zi do të duhet të karantinohen për 14 ditë, kështu që, të paktën për sa i përket turistëve tanë, me siguri nuk do të ketë vizitorë në plazhe për ca kohë, përcjell FaktePlus.
Megjithatë, askush nuk mund të parashikojë se si do të jetë fundi i sezonit sepse dita-ditës, për shkak të pandemisë, veçanërisht në vendet e rajonit, vendimet e autoriteteve po ndryshojnë dhe po merren masa për ndalimin e përhapjes së virusit.