Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se masat e ajrit me presion të lartë të cilat kanë përfshirë vendin, do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme, duke kushtëzuar mot kryesisht me diell dhe të qetë.
Vranësirat kalimtare pritet të ketë vetëm përgjatë relievit malor, ndërsa pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e rrezeve të diellit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.
Kushtet agrometeorologjike do të jenë në favorin e bujkut, meqë prezenca e gjatë e insolacionit pas reshjeve të fundit, do të ndikojë pozitivisht në të gjithë florën.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare./InLajmi/