Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se pas vendimit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, kanë filluar edhe inspektimet e kafeterive dhe lokaleve afariste, përcjell InLajmi.
Ai tha se inspektimet do të jenë të rregullta dhe do të vazhdojnë derisa është në fuqi ky vendim.
Postimi i plotë i tij:
Pas vendimit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve prej orës 21:00 si masë parandaluese për #covid19, kanë filluar edhe inspektimet e kafeterive dhe lokaleve afariste. Inspektimet do të jenë të rregullta dhe do të vazhdojnë derisa është në fuqi ky vendim.
Falenderojmë ekipet e Drejtorisë së Inspekcionit dhe Policinë e Kosovës për punën e palodhshme dhe përkushtimin gjatë kësaj kohe./InLajmi/