Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot në orën 18:00 do të mbledh Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID-19.
Një gjë e tillë është konfirmuar nga zyra për media e kryeministrisë përmes një komunikate për media.
Takimi do të mbahet në ndërtesën e qeverisë së Kosovës.
“Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus”, thuhet në njofitm.
Hoti dje ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Paris, ku është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron./InLajmi/