Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus, pas disa simptomave që i kishte pasur, përcjell InLajmi.
Hoxha, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se e ka ripërsëritur testin sot, meqë kishte pasur simptoma, teksa javën e kaluar ajo kishte rezultuar negative në këtë test.
Postimi i plotë i saj:
Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv…
Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si:
Plogështi
Ethe
Temperaturë
Koll
Poashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë…
Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosfoshmëri dhe mënyrë jetese.
Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkjetojmë me te.
#lajiduart
#vendosemaskën
#mbajedistancen
p.s. për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi./InLajmi/