Drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me koronavirus, dhe se do të futet në vetëizolim, përcjell InLajmi.
Kastrati ka shkruar në Facebook se sot ka marrë konfirmim se ka dal pozitiv me COVID 19, derisa ka shtuar se do të qëndrojë në izolim sipas rekomandimeve.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Te nderuar miq,
Dy dite me pare, nuk jam ndjere mire me shendet, dhe dje jam paraqitur per ta bere testin per COVID19.
Sot jam informuar se testi ka dale pozitiv.
Une do te qendroj ne izolim shtepiak sipas rekomandimeve te IKSHP-se.
Ju lus te gjitheve qe jemi takuar diteve te fundit te veteizoloheni per disa dite dhe ne rast se keni simptome, te lajmeroheni tek organet perkatese./InLajmi/