Në Klinikë e Onkologjisë dy mjekë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur për InLajmin drejtori I Klinikës së Onkoligjisë Ilir Kurtishi i cili poashtu tha që janë testuar i gjithë stafi i Onkologjisë dhe që po i presin rezultatet në ditë në vazhdim.
“ Është e vërtetë që dy mjek në Klinikën e Onkologjis kanë rezultuar pozitiv me koronavirus,po ashtu janë testuar edhe i gjithë stafi dhe nesër ose pasnesër priten rezultatet”, tha Kurtishi.
Ai tutje tha se Klinika do ta vazhdojë punën e rregullt sepse pacientët nuk mund të mbesin pa trajtim.
“Nëse pjesa tjetër është në rregull reparti vazhdon punën, nuk mundemi me i lon pacientat anash“, tha Kurtishi./InLajmi/