Presidenti amerikan, Donald Trump e ka tërhequr zyrtarisht SHBA’në nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), të cilën e akuzon për keqmenaxhim të pandemisë së COVID-19, njoftoi sot një senator amerikan.
“Kongresi ka marrë njoftim se presidenti ka hequr zyrtarisht SHBA’në nga OBSH’ja, në mes të një pandemie”, shkroi në Twitter Robert Menendez, anëtari demokrat i Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit, përcjell Gazeta Express
Trump njoftoi, gjithashtu, edhe një ndërprerje të fondeve për organizatën
Congress received notification that POTUS officially withdrew the U.S. from the @WHO in the midst of a pandemic.
To call Trump’s response to COVID chaotic & incoherent doesn't do it justice. This won't protect American lives or interests—it leaves Americans sick & America alone.
— Senator Bob Menendez (@SenatorMenendez) July 7, 2020