Kreu i Nismës Fatmir Limaj, është shprehur i shqetësuar me rritjen e numrit të të prekurve kohëve të fundit me koronavirus, përcjell InLajmi.
Ai poashtu shprehi ngushllime të gjithë atyre që kanë humbur më të dashurit nga ky virus vdekjeprurës.
Postimi i plotë i tij:
Ditëve të fundit jemi dëshmitar të rritjes së numrit të të infektuarve nga pandemia COVID-19 dhe rritjes së numrit të të vdekurve nga ky virus.
Të gjithë atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre të prekur nga ky virus, në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndajmë dhimbjen me ta.
I lus qytetarët që të respektojnë në përpikëri udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe të profesionistëve të fushës në mënyrë që ta kalojmë bashkërisht këtë sfidë që ka prekur gjithë botën.
Vendose maskën, mbaje distancën në mënyrë që ta ruajmë veten dhe të tjerët./InLajmi/