Gjatë ditës së djeshme, në Mitrovicë është raportuar për një mashtrim, përcjell InLajmi.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, të dyshuarit, viktima ia kishte dhënë 2610 euro.
“Me datën 06.07.2020 viktima mashkull kosovar ka raportuar se ishte mashtruar nga i dyshuari mashkull kosovar pronar i një kompanie i cili viktimës i kishte premtuar që t’ia rregullojë vizën për shtetet e jashtme dhe për atë shërbim viktima, të dyshuarit ia kishte dhënë 2610 (dymijë e gjashtëqind e dhjetë) euro”, thuhet në raport.
Lidhur me këtë rast hetimet janë duke vazhduar./InLajmi/