Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, thotë se Prokuroria Speciale ka bërë shkelje kur ka vendosur që të publikoj emrat e presidentit, Hashim Thaçi, dhe të kreut të PDK-së, Kadri Veseli, në një situatë kur aktakuza ndaj tyre ende nuk ishte e konfirmuar dhe palët nuk ishin të informuara për një gjë të tillë.
“ Po në realcion të standarateve që aplikohen në kuadër të këtyre situatave, definitivisht po. Nuk mund të bësh një njoftim publik pa e dërguar aktakuzën palës për të cilën prokuroria ka dyshime se ka kryer krime të çfarëdo natyre”, ka thënë Jashari.
“Pa u dorëzuar aktakuza, dhe pa dhënë mundësi mbrojtjeje, nuk duhej të bëheshin publik emrat”.
Ai ka treguar se Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe institucioni i Avokatit të Popullit nuk kanë të drejtë që të ndërhyjnë dhe vlerësojnë raste që ndërlidhen me Dhomat e Specializuara, ka thënë ai në FRONTAL të T7.
“Avokati i Popullit si institucion i pavarur dhe Gjykata Kushtetuese si institucion i pavarur janë përjashtuar prej fuqisë dhe mundësisë për të ndërhy dhe vlerësuar rastet që mund të konsiderohen se mund të ketë shkelje”, ka potencuar ndër të tjera Jashari.